SI RADIO PREMIUM

Pasioni ynë për muzikën ishte arsyeja që krijuam SiRadio.Al, një radio në internet e ndërtuar nga një grup DJ & Producentësh me përvojë në vite në vende të ndryshme të botës, që ju lejon të krijoni një ambient perfekt për biznesin tuaj.

SiRadio P R E M I U M i cili vjen së shpejti, është niveli tjetër i shërbimeve tona muzikore

Me një kosto shumë minimale dhe me vetëm një klikim në kompjuterin tuaj, pa njohuri të veçanta nga ana juaj, SI Premium ju lejon të shijoni zgjedhjet muzikore të DJ-ve tonë pa ndërprerje për njoftime ose reklama për biznesin tuaj.

Muzikë për Kafene, Bare dhe Restorante

Muzika e duhur është shumë e rëndësishme për një biznes sepse shumë herë tingulli funksionon në mënyrë të pavetëdijshme dhe ndihmon në krijimin e humorit të duhur për klientin si dhe atmosferën e duhur në hapësirën tuaj...
Pas shumë vitesh përfshirje në arenën muzikore, ne kemi arritur të krijojmë një bazë të rrymave të shumta muzikore të cilat janë të njohura.
përmes siglës tonë Si Radio

Muzikë me zë të përpunuar në mënyrë perfekte

Ne besojmë se me këtë zgjedhje ju siguroni një avantazh të madh ndaj konkurrencës dhe i ofroni biznesit tuaj një identitet unik muzikor, i cili është po aq i rëndësishëm sa dekorimi i hapësirës tuaj, dhe natyrisht ju krijoni një mjedis edhe më të këndshëm për ju, punonjësit, por sidomos klientët tuaj.