Play IT


Simple

artist bio
Dua Lipa

Dua Lipa është një këngëtare, kompozitore dhe modele britanike me origjinë shqiptare.

Ajo ka lindur në Londër, nga prindër shqiptarë nga Kosova të cilët ishin larguar nga Prishtina në vitet 1990. Ajo ndoqi me kohë të pjesshme shkollën e teatrit Sylvia Young para se të shkonte në Kosovë me familjen e saj në vitin 2008, ku ndoqi shkollën private Mileniumi i Tretë në Prishtinë. Lipa u rrit duke dëgjuar babanë e saj, këngëtarin Dukagjin Lipa.

Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte në YouTube këngë cover të artistëve të tjerë. Në moshën 15 vjeçare u kthye në Londër me aspiratat për t'u bërë këngëtare dhe në moshën 16 vjeçare filloi të punonte si modele.

Në vitin 2015, ajo nënshkroi një kontratë me Warner Music Group dhe publikoi ​​këngën e saj të parë “Be The One”.

Në janar 2017, Lipa fitoi çmimin EBBA Public Choice. Albumi i saj debutues i titulluar me vetë emrin e saj u publikua më 2 qershor 2017. Albumi përmbante 7 këngë, "IDGAF" dhe “Be The One” arritën në "Top 10" dhe “New Rules” arriti në vendin e parë në klasifikimet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo e fundit gjithashtu arriti në vend të gjashtë në klasifikimet muzikore në SHBA.

Në shkurt të vitit 2018, Lipa fitoi dy Brit Awards për British Female Solo Artist dhe British Breakthrough Act. Në prill, bashkëpunimi "One Kiss" nga Dua Lipa dhe Calvin Harris arriti numrin një në klasifikimin muaikor të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Emri i lindjes: Dua Lipa

Datëlindja: 22 Gusht 1995

Vendlindja: Flushing, New York, SHBA

Rryma/Zhanret muzikore: Pop, Synth-pop,R&B, Dream Pop

Vitet aktive: 2008 - prezent

Shtëpia Diskografike/Label: Warner Bros. Records

 

 

Këngët:

  1. One Kiss
  2. New Rules
  3. IDGAF
  4. Be the One
  5. Scared to Be Lonely
  6. Blow Your Mind
  7. New Love
  8. Lost in Your Light
  9. Hotter Than Hell
  10. Last Dance
  11. Homesick
  12. No Goodbyes
  13. Thinking ’bout You
  14. Genesis
  15. Room for 2
  16. Bad Together
  17. Bang Bang
  18. High
  19. Begging
  20. I Would Rather Go Blind
  21. Garden
  22. Dreams
  23. Somebody To Love Me
  24. For Julian
  25. Good Times
  26. The Hills
  27. Tears Dry On Their Own
  28. Golden Slumbers
  29. Rollin' / Did You See
  30. Kiss and Make Up