Play IT


Simple

artist bio
Selena Gomez

Selena Gomez është një këngëtare, aktore dhe producente Amerikane.
Pasi u shfaq në serialin televiziv për fëmijë “Barney & Friends”, ajo u bë edhe më e njohur për publikun me rolin e “Alex Russoon”, në serialin televiziv “Wizards of Waverly Place”, të “Disney Channel”  e cila u transmetua për katër sezone nga viti 2007 deri në vitin 2012.

 

Me ish-grupin e saj “Selena Gomez & The Scene”, ajo arriti në dhjetë albumet më të mira “Kiss & Tell” (2009), "A Year Without Rain" (2010) dhe "When the Sun Goes Down" (2011) në US Billboard 200.Si artiste solo , Gomez ka publikuar dy albume “Stars Dance” (2013) dhe “Revival” (2015).
Ajo ka arritur edhe shtatë rekorde të top 10 në “Billboard Hot 100” të SHBA: "Come & Get It", "The Heart Wants What It Wants", "Good for You" me ASAP Rocky, "Same Old Love", "Hands to Myself","We Don't Talk Anymore” dhe "It Ain't Me" me Kygo.
Në vitin 2017, Billboard njoftoi se Gomez ka shitur mbi 7 milionë albume dhe 22 milionë singles në mbarë botën.

 

 

Selena Gomez ka luajtur në shumë filma duke përfshirë dhe rolet si protagoniste: “Another Cinderella Story” (2008), “Princess Protection Program”  (2009), “Wizards of Waverly Place: The Movie” (2009), “Ramona dhe Beezus” (2010), “Monte Carlo” (2011) “Spring Breakers” (2012), Getaway (2013) dhe The “Fundamentals of Caring” (2016).

 

 

Në vitin 2010 Gomez lançoi ​​linjën e saj të veshjeve përmes Kmart dhe një parfum me emrin e saj në vitin 2013.
Në vitin 2017 ajo lançoi ​​një koleksion të limituar çantash të quajtur "Selena Grace", të cilën ajo e krijoi në bashkëpunim me markën luksoze “Coach , Inc “.
Ajo ka punuar me organizata të ndryshme bamirëse për vite dhe është bërë ambasadore i “UNICEF” në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Gomez ishte me e ndjekura në Instagram në të gjthë botën deri në fund të tetorit 2018.

 

 

Gomez ka fituar çmime të shumta gjatë gjithë karrierës së saj, duke përfshirë çmimin ALMA Award,  American Music Award,  MTV Video Music Award,  People's Choice Award, dy Billboard Women in Music Awards, dhe 18 Teen Choice Awards.

 

 

Emri i lindjes:  Selena Marie Gomez
Datëlindja: 22 Korrik 1992

Vendlindja:  Grand Prairie, Texas, U.S.,
Rryma/Zhanret muzikore:  Pop, dance-pop, electropop
Vitet aktive: 2002-prezent

Shtëpia Diskografike/Label:  Interscope

 

 

Këngët:

  1. I Can't Get Enough
  2. Wolves
  3. Back To You
  4. The Heart Wants What It Wants
  5. It Ain't Me
  6. Good for You
  7. Same Old Love
  8. Hands to Myself
  9. Come & Get It
  10. Kill Em with Kindness
  11. Bad Liar
  12. Slow Down
  13. Fetish
  14. Tell Me Something I Don't Know
  15. Love You Like A Love Song
  16. Only You
  17. Love Will Remember
  18. Me & the Rhythm
  19. Naturally
  20. Who Says
  21. Sober
  22. Birthday
  23. Hit The Lights
  24. I Love you like a love song baby
  25. Forget Forever
  26. Like A Champion
  27. B.E.A.T.
  28. Body Heat
  29. Everything Is Not as It Seems
  30. Me & My Girls
  31. Fly to Your Heart
  32. Send It On