Play IT


Simple

artist to watch
Ava Max

Ava Max është një këngëtare dhe kompozitore amerikane,ka lindur në Milwaukee, Wisconsin me prindërit Shqiptarë nga Saranda dhe Tirana.
Në moshën 8 vjeçare, ajo u zhvendos me familjen e saj në Virxhinia ku ka marë pjesë në shumë konkurse para se të niste shkollën e mesme.
Në moshën 14 vjeçare, ajo u zhvendos me nënën e saj në Los Anxhelos, në ndjekje të një karriere në muzikë.
Ava një vit më vonë, u kthye në Virxhinia. Ajo deklaroi se ishte mirënjohëse për kthimin, sepse kaloi një fëmijëri normale.

 

 

Në moshën 17 vjeçare u kthye në Los Anxhelos,nën emrin e skenës Ava, kënga e saj “Take Away The Pain" u publikua në maj 2013.
Në korrik të vitit 2015, DJ dhe producenti Kanadez Duo “Project 46” realizoi ​​një version të remix të këngës.
Pas vitesh që demot e saj u refuzuan nga producentët e muzikës dhe kompozitorët, ajo u takua me “Cirkut” ,një producent muzikor, në një darkë në LA ku i këndoi "Happy Birthday”.
Sipas Max, Cirkut hapi shumë dyer për të. Ata filluan të punonin së bashku në muzikë.

 

 

Në korrik 2016, ajo publikoi ​​këngën "Anyone But You", një nga shumë këngë që ka punuar me Cirkut, në SoundCloud.
Kënga fitoi tërheqje të mjaftueshme për t’i shkruar e-mail Kompani të ndryshme muzikore duke e çuar atë në nënshkrimin e një kontrate.
Në prill të vitit 2018 u publikua single “My Way”.
Ajo arriti e 38 në klasifikimin “Airplay 100” të Rumanisë. Cirkut vazhdoi të ishte producenti i saj.
Në Maj 2018, "Slippin", në bashkëpunim me Gashin, u publikua si single.
Bashkëpunim tjetër ishte me reperin amerikan Witt Lowry në këngën "Into Your Arms" .
Në korrik të të njëjtit vit, kënga "Salt" u publikua në SoundCloud.
"Not Your Barbie Girl"  ishte kënga që ajo ri-publikoi si një promovuese të single-t në gusht 2018 .

 

Kënga e tretë e Max-it "Sweet but Psycho" u publikua më 17 gusht 2018.
Kënga, e prodhuar nga Cirkut, u bë hit i madh i Max, duke arritur numrin një në më shumë se 20 vende, përfshirë Suedinë, Finlandën dhe Norvegjinë.
Max ishte gjithashtu pjesë albumit të David Guetta, me këngën "Let It Be Me".
Në janar të vitit 2019, "Sweet but Psycho" arriti në krye të klasifikimit të Billboard Dance Club Songs.
"So Am I" u publikua në mars të vitit 2019.

 

 

Emri i lindjes:  Amanda Ava Koci
Datëlindja: 16 shkurt 1994
 
Vendlindja:  Milwaukee, Wisconsin, U.S.
Rryma/Zhanret muzikore:  Pop, dance-pop
Vitet aktive: 2008-prezent
Shtëpia Diskografike/Label: Atlantic

 

 

Këngët:

  1. Sweet but Psycho
  2. So Am I
  3. Not Your Barbie Girl
  4. Salt
  5. Anyone But you
  6. My Way
  7. Into Your Arms
  8. Slippin
  9. Wake Me Up
  10. Blood, Sweat & Tears
  11. Spinning Around
  12. Let It Be Me
  13. Sweet By Psycho