Play IT


Simple

artist to watch
Halsey

Halsey është këngëtare dhe kompozitore amerikane. U bë e njogur nga postimet e këngëve të saj në platformat e mediave sociale dhe në vitin 2014 ajo nënshkroi kontratë me Label-in "Astralwerks" pasi kënga e saj "Ghost" u bë virale në SoundCloud. Më vonë atë vit, ajo publikoi ​​EP e saj debutues , “Room 93”.Për të promovuar EP dhe albumin e saj debutues, ajo nisi Tour-in.

 

Albumi debutues, “Badlands” , u rendit e dyta në 'Billboard 200' të SHBA dhe u certifikua ‘Platinum’ nga RIAA. "Ghost" u ripublikua si kënga kryesore nga “Badlands” , dhe tre të reja të reja u publikuan më pas, të gjitha u certifikuan ‘Platinum’ dhe arritën sukses komercial. Për të promovuar albumin, Halsey nisi Tour-ne botëror.

 

 

Halsey u bë më e njohur për publikun në vitin 2016 me bashkëpunimin “The Chainsmokers” me këngën ”Closer". Kënga kryesonte listat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re dhe tetë vendeve të tjera.
Albumi i saj i dytë , "Hopeless Fountain Kingdom" , u rendit ‘e para’ në SHBA dhe Kanada. Albumi përbëhej nga më shumë këngë radiofonike sesa versionet e saj të mëparshme; katër nga single-e e tij u regjistruan në 'Billboard Hot 100' të SHBA-së, me "Now or Never" duke arritur në numrin 17 dhe "Bad at Love" duke u renditur në numrin pesë.

 

Në vitin 2018, Halsey këndoi me “Khalid” për Benny Blanco, "Eastside", e cila arriti në numrin nëntë në SHBA dhe kryesonte listat e pesë vendeve të tjera. Më vonë atë vit, ajo publikoi ​​"Without Me", i cili arriti në numrin një në SHBA dhe në tre vendet e para të disa vendeve të tjera. Në vitin 2019, Halsey publikoi kengën ”Nightmare", e cila u rendit në ’Top 15’ në SHBA.

 

Halsey është e njohur për zërin e saj të veçantë. Muzika e saj fokusohet në përvojat e saj personale dhe tregon një histori. Çmimet dhe nominimet e saj përfshijnë katër çmime “Billboard Music”, katër ‘iHeartRadio Music Awards”, një çmim “GLAAD Media”, një Çmim “Global”, një rekord botëror të “Guinnessit” dhe një nominim për çmimin “Grammy”.

 

 

 

Emri i lindjes:  Ashley Nicolette Frangipane
Datëlindja: 29 shtator1994
Vendlindja: Edison, New Jersey, U.S.
Rryma/Zhanret muzikore: Electropop synth-pop indie pop

Vitet aktive: 2014-prezent
Shtëpia Diskografike/Label: Virgin EMI

 

 

 

 

Këngët: 

  1. Without Me
  2. Eastside
  3. Bad at Love
  4. Him & I
  5. 11 Minutes
  6. Colors
  7. Now or Never
  8. Sorry
  9. Castle
  10. Alone
  11. Gasoline
  12. Strangers
  13. Eyes Closed
  14. New Americana
  15. Ghost
  16. Hurricane
  17. Control
  18. Hold Me Down
  19. Walls Could Talk
  20. Is There Somewhere
  21. Not Afraid Anymore
  22. Young God
  23. 100 Letters
  24. Heaven In Hiding
  25. Devil in Me
  26. Trouble
  27. Don’t Play
  28. Angel On Fire
  29. Lie
  30. Haunting
  31. The Prologue
  32. Drive