Play IT


Simple

artist to watch
Kali Uchis

Kali Uchis, është një këngëtare dhe kompozitore kolumbiane-amerikane.
Prindërit e saj u shpërngulën nga Pereira, Kolumbia në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve 1990, duke u larguar nga konflikti në Kolumbi dhe jeta e tyre ishte mes SHBA dhe Kolumbisë.

Ndërsa u rrit, mësoi të luante piano dhe saksofon.Ajo u bë pjesë e një grupi xhaz,përpara diplomimit të saj nga T. C. Williams High School. 

 

Uchi shpesh e braktisi mësimin për të kaluar kohë në laboratorin e fotografive, duke bërë filma të shkurtër eksperimentalë.
Interesi i saj për fotografinë çoi në krijimin e mix-tape cover art.

Ajo gjithashtu shkroi poezi, këngë dhe muzikë, por fillimisht nuk kishte ndërmend të këndonte, duke qenë më tepër e interesuar në drejtimin e filmave sesa të ishte në qendër të vëmendjes. Asaj ju dha pseudonimin "Kali Uchis" nga babai i saj.

 

Debutoi në industrinë e muzikës me mixtape-n e saj në vitin 2012 , “Drunken Babble”, e cila u vlerësua nga kritika si tendencë për një rryme të re muzikore.

Kali Uchis publikoi EP e saj të parë, “Por Vida”, në vitin 2015 për tu njohur më shumë si artiste.
Albumi i saj i debutues, “Isolation”, u publikua në vitin 2018 ku artistja fitoi popullaritet.

 

 

Emri i lindjes: Karly-Marina Loaiza
Datëlindja: 17 korrik 1994
Vendlindja: Aleksandria, Virxhinia, U.S.
Rryma/Zhanret muzikore: R&B, Neo Soul-Pop
Vitet aktive: 2012-prezent
Shtëpia Diskografike/Label: Virgin EMIInterscope

 

 

 

Këngët:

  1. Isolation (Album 2018)
  2. Por vida (EP 2015)
  3. Body Language
  4. What They Say
  5. On Edge
  6. Real
  7. Know What I Want
  8. All or Nothing
  9. Lottery
  10. Loner
  11. Ridin Round [remixes]
  12. Only Girl
  13. Tyrant
  14. Tirano
  15. Nuestro planeta
  16. After the Storm
  17. After the Storm (Pete Rock Remix)
  18. Dead to Me (Acoustic)
  19. Just a Stranger