Alessia Cara

Full name Alessia Caracciolo
Date of birth 11 Korrik 1996
Genre Alternative R&B, Soul, Contemporary R&B, Indie Pop
Years active 2014 - prezent
Official website
Instagram

Alessia Cara është një këngëtare dhe kompozitore kanadeze. Familja e saj është nga Kalabria. Babai i saj ka lindur në Kanada nga prindër italianë dhe nëna e saj është një emigrante italiane. Alessia mund të flasë italisht.

Që fëmijë, ajo shkruante poezi dhe merrte pjesë në teatër. Filloi të luante në kitarë në moshën 10 vjeçare dhe mësoi vetë si të luante këngë të ndryshme. Në moshën 13-vjeçare ajo filloi kanalin e saj në YouTube, ku postonte këngë akustike cover.

Pas kësaj ajo nënshkroi një kontratë me EP Entertainment dhe Def Jam Recordings në vitin 2014. Më pas publikoi ​​këngën e saj të parë "Here", e cila arriti numrin 19 në klasifikimet muzikore  kanadeze Hot 100 chart dhe ishte një hit në Shtetet e Bashkuara, duke arritur në numrin 5 në Billboard Hot 100.

Albumi i saj debutues, “Know-It-All” (2015), arriti vendin e 8 në tabelën e albumeve kanadeze dhe vendin e 9 në tabelën Billboard 200 në Shtetet e Bashkuara. Kënga e tretë e albumit, "Scars to Your Beautiful", arriti numrin 8 në Billboard Hot 100 në vitin 2016.

Në vitin 2017, Alessia bashkëpunoi me DJ dhe producentin Zedd për të krijuar hitin e rradhës "Stay" dhe me rreperin Logic për t’u shfaqur në këngën e tij "1-800-273-8255". Alessia Cara ka marrë nominime për katër Grammy Awards, duke përfshirë një fitore për Best New Artist në vitin 2018.

Comments(0)

Log in to comment