Stringirls

Country Albanian
Genre Pop, House, Latin, Hip Hop
Instruments Violin, Viola, Cello
Members AiolaLaska, Xhesi Mera, Xhanina Çela
Previous members Lukrecia Vila
Instagram

Pasioni për muzikën , miqësia që në moshë të vogël dhe dëshira e përbashkët për të sjellë diçka të re në shoqërinë shqiptare ka mundësuar krijimin e një grupi muzikor në vitin 2010 i përbërë në fillimet e tij nga 4 vajza, Aiola Laska, Xhejsi Mera,  Xhanina Çela dhe Lukrecia Vila. E në këto 3 vitet e fundit në pamundësi për të qenë bashkë Aiola Xhejsi dhe Xhanina po e vazhdojnë te 3-ja rrugëtimin e tyre.

Vajzat e kanë quajtur këtë grup "StrinGirls", vajzat e harqeve. Edhe pse njihen që në moshën 7-vjecare, iden dhe krijimin e grupit e nisën në periudhen e liceut të frymëzuara nga grupe të huaja.
Në fillimet e tyre kanë performuar muzikë klasike e më pas repertori i tyre është zgjeruar në zhanera të ndryshëm muzikor si muzikë : Latine, Hip hop,  Pop , House , Ballkanike , Shqip etj ku ideja kryesore ishte për të zëvendësuar vokalin me tingujt që përcjell violina, viola dhe cello.
image00001.jpg (118 KB)
Etapa e re në karrierën e StrinGirls,  nisi me publikimin e krijimive të tyre . Tashmë në repertorin e tyre numërohen 4 instrumentale : Reverie, Fllad, Colorful dhe Vallja e Kukësit
Kanë realizuar bashkëpunime me këngëtarë si: FiFi - Krimineli Zemres, MatoLale- Tirona, Anxhela Peristeri - Kolazh Dasme, Aurel Thellimi - Sa jena dasht, Grazia - Moti sjena pa.
StrinGirls gjithashtu kanë realizuar cover-a të ndryshëm si : Nothing Else Matters, Wake me up, Oblivion, Jingle Strings, Lonely Day, Senorita të cilat mund ti gjeni në kanalin e tyre të YouTube.
Disa aktivitete kryesore të StrinGirls janë :                    
-Koncertet e Verës organizuar nga Bashkia Shkodër , realizuar në shtëpinë muze Oso Kuka
-Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë                                                           
-Organizuese të eventit “ Në mbështetje të fshatit SOS.
Duke organizuar një koncert për fëmijët e fshatit SOS.                                                                                  
-Të ftuara në Miss Shqipëria 2017         
-Të ftuara në festat e fundvitit në dy mbrëmje organizuar nga Bashkia Shkoder . Shend e Verë Dritash dhe Shkodra N’Fest  
-Të ftuara në Festën e Republikës Italiane në Konsullatën në Shkodër dhe në Tiranë                                                                           
stringirls.jpg (66 KB)
-Të ftuara në Festivalin e Muzikës Moderne, Edicioni i 6
-Bashkëpunimi me aktorët e famshëm Roza Anagosti, Gulielm Radoja e Kristian Koroveshi në realizimin e  koncertit " Vargje mbi gurë shekujsh" në kalanë e Krujës .                              
-Të ftuara në Festën e Birrës në Korçë në vitin 2018.                                                                               
- Pjesëmarrëse në koncertin recital të Bojken Lakos  
- Pjesëmarrëse në koncertin recital të Ritfolk                                                     
- Pjesëmarrëse në eventin dedikuar ditës së Europës
- Përfaqësuese të kulturës shqiptare në koncertin Tramite L'Adriatico, Barletta.
- Të ftuara në koncertin e organizuar nga Bashkia Tiranë - Festoj shqip

- Pjesëmarrëse në festivalin " Skena e muzikës serioze Shqiptare" Strugë

Comments(0)

Log in to comment