Play IT


Simple

Uncategorized
Bebe publikon foton e shkrepur nga paparacët: ''E urrej këtë foto por...''

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është fotografuar së fundmi në rrugë, pa make-up dhe me flokë të pa rregulluar e të pakrehur.

E një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer këngëtares, por pavarësisht kësaj ka zgjedhur ta publikojë këtë foto në Instagram, për një arsye të vetme:

“I urrej këto fotografitë e paparacëve, por e di çfarë, po e postoj këtë sepse është e vërteta. Isha duke blerë perime për të bërë supë dhe bileta lotarie. Dhe kështu, fitova 25 dollarë”, ka shkruar Bebe bashkëngjitur me foton e shkrepur nga paparacët.