Play IT


Simple

ShowBiz
Bebe Rexha provon filtrin e fundit të Snapchat dhe duket identik me të atin

Bebe Rexha është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo ka bërë për të qeshur fansat, teksa ka provuar efektet më të fundit në rrjetin social Snapchat.

Bëhet fjalë për filtrat që mund t’i bëjnë vajzat të duken si meshkuj, ose e kundërta: meshkujt të duken si femra.
Këngëtarja shqiptare e ka provuar një efekt të tillë në prezencë të babait të saj, Flamurit, ndërsa duke qeshur thoshte në video se tani duket tamam si babai i saj.

Fansat e shumtë të këngëtares kanë qeshur me këto video të saj, ndërsa edhe më qesharake ishte ngjashmëria e krijuar me të atin në versionin “mashkull” të Bebe Rexhës.