Play IT


Simple

ShowBiz
Benefitet e dushit të mëngjesit dhe të mbrëmjes

Të shumtë janë ata njerëz që sapo zgjohen gjëja e parë që bëjnë është dushi. Të tjerë preferon të lahen në mbrëmje para se të flejnë gjumë.

Dushi i mëngjesit

Lëkura e yndyrshme:Nëse keni lëkurë të yndyrshme të prirë për puçrra, poret e zmadhuara dhe probleme të tjera të lëkurës, shkencëtarët këshillojnë se është më mirë për të përfshirë në rutinën e përditshme dushin e mëngjesit.

Ide më të mira:Nëse merreni me ndonjë punë krijuese dhe keni nevojë për një frymëzim në mëngjes që do të ju mbajë gjatë gjithë ditës dhe për të qenë produktiv, më mirë do të jetë të bëni dush në mëngjes. Uji ka një efekt të fortë meditimi dhe disa rezultate treguan se dushi në mëngjes çon në aktivizimin e valëve të trurit dhe pastaj lindin një shumëllojshmëri e ideve kreative që do t’ju ndihmojnë të ofroni rezultate më të mira në punë.

Përmirëson qarkullimin

Nëse nuk jeni person që zgjohet herët dhe keni probleme me zgjimin herët në mëngjes, ju këshillojmë që aktiviteti i parë i juaji në mëngjes te jetë dushi. Kjo do të ndihmojë që të kthjelleni nga gjumi. Dushi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe jep rezultate pozitive dhe duket se jep më shumë energji gjatë ditës. Për rezultate edhe më të mira, dy minuta e fundit bëni dush me ujë të ftohtë.

Dushi në mbrëmje

Relaksim:Dushi në mbrëmje është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur pas një dite të gjatë. Dushi ul presionin e gjakut, zvogëlon stresin, relakson muskujt.