Play IT


Simple

ShowBiz
Bien këmbanat për dasmën e reperes Iggy Azalea.

Fansat e Iggy Azalea mendojnë se ajo është fejuar me Playboi Carti pasi ajo tregoi një unazë të madhe prej diamanti në instagramin e saj në 4 korrik.

Iggy Azalea, 29 vjeç, dhe Playboi Carti, 22 vjeç, kanë shkaktuar thashetheme pasi ajo ka postuar një video në Story-n e saj në Instagram më 4 korrik. Reperja tregoi dorën e saj të majtë në video me unazën gjigande të diamantit në gishtin e saj të katërt. Nuk ka përmendur nëse unaza erdhi me një propozim, ose nëse është vetëm një bizhuteri, por Iggy e ktheu dorën në çdo drejtim për ta treguar atë. Ajo dhe Carti janë të lidhur prej disa muajsh dhe nuk është sekret se marrëdhënia e tyre është mjaft serioze.


Nëse është e vërtetë që Iggy dhe Carti janë të fejuar, kjo do të jetë fejesa e dytë e Iggy. Ajo ishte e fejuar më parë me yllin e NBA-së, Nick Young, pasi ai i propozoi në qershor të vitit 2015. Megjithatë, vetëm rreth një vit më vonë, u zbuluan video që tregonin se ai e trradhëtonte Iggy-n. Menjëherë pas kësaj, Iggy konfirmoi se i dha fund marrëdhënies pasi zbulioi xhirimet e kamerave të sigurisë, ku Nick kishte sjellë gra të tjera në shtëpinë e tyre.