Play IT


Simple

ShowBiz
Bleona Qereti sot ''ndërron prefiksin''

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti sot feston ditëlindjen.

Për të festuar këtë ditë të veçantë për të, Bleona ka zgjedhur një resort luksoz. Bëhet fjalë për “Las Ventanas Paraiso” që ndodhet në Meksikë.

Këtë e kemi mësuar nga fotoja në ''Story'' që këngëtarja ka postuar në Instagram.



''Gëzuar ditëlindjen vetja ime'' ka shkruar Bleona e cila sot ndërron prefiksin dhe mbush plot 40 vjeç, por mesa duket mosha për të është veçse një numër, pasi ajo gjithnjë ka një pamje rinore.