Play IT


Simple

ShowBiz
Chrissy Teigen poston foton nudo për Ditën e Nënës

Së fundmi, modelja Chrissy Teigen ka publikuar një fotografi komplet nudo në llogarinë e saj personale Instagram, teksa falënderon fëmijët e saj.

''Gjëja më e bukur që kam bërë në këtë jetë janë fëmijët e mi. Faleminderit që më keni bërë një mama dhe më keni ndryshuar jetën përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Teigen e ka pranuar se nganjëherë nuk ndihet këndshëm kur shikohet në pasqyrë, sepse e sheh se sa i ka ndryshuar trupi, e sidomos gjoksi për shkak të gjidhënies.

Ajo para disa viteve është martuar me këngëtarin e shumë hiteve, John Legend dhe tanimë dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Luna 3 vjeçare dhe Miles 11 muajsh.