Play IT


Simple

ShowBiz
Dua Lipa përzgjidhet imazhi i markës së njohur franceze të parfumeve

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa na ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram se do të jetë ajo tashmë imazhi i parfumit të ri të kompanisë franceze“YSL Beauty”.

View this post on Instagram

So happy to be in Paris with @yslbeauty 🌹

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


“Sekreti më i vështirë për ta mbajtur! Shumë krenare dhe e lumtur që më në fund të tregoj se unë jam fytyra e re e parfumit të YSL-së. Faleminderit ekipit të mrekullueshëm të YSL-së që më bëri të ndihemi si në shtëpi, më la hapësirë të luaja një rol të vogël në zgjedhjen e aromës dhe të bëja ëndrrën realitet duke punuar me brendin që e dua kaq shumë”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

''Yves Saint Laurent'' është brend luksoz francez i themeluar në vitin 1961.