Arrestohet reperi i famshëm DaBaby


Muzikanti dhe reperi i nominuar për çmimet “Grammy”, DaBaby u arrestua në Los Angeles.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Kirk, është arrestuar për posedim të një arme të pa leje, të cilën e mbante të fshehur.

Ai u arrestua në rrugën Rodeo Drive pasi stafi i dyqanit ‘Gucci’ thirri policinë dhe njoftoi se një person nga një grup burrash mbante një armë në brezin e tij. Oficerët gjetën një pistoletë të mbushur nëntë milimetërshe kur ata bënë një kontroll të Kirk dhe shoqëruesit të tij.

Kirk u mbajt për pak kohë dhe u lirua me kusht duke u gjobitur në vlerë 35,000 dollarë.

Comments(0)

Log in to comment