Historia e hajdutit të famshëm “Lupin”. Seriali më i shikuar i momentit në Netflix


Bazuar në librat e Maurice Leblanc për Arsene Lupine, hajduti i famshëm, “Lupin” tregon historinë e Assane Diop i cili aktualisht punon si pastrues në muzeun “Louvre” në Paris.

Ai planifikon të vjedhë një gjerdan diamanti të cilin Marie Antoinette e kishte marrë dhuratë dikur nga burri i saj, Louis XVI.

25 vjet më parë, babai i Assane, Babakar, një emigrant nga Senegali, përpiqet t’i japë djalit të tij një jetë më të mirë në Paris duke punuar si shofer për një familje të pasur, mbiemri i së cilëve është Pellegrini. Një ditë ai akuzohet se ka vjedhur gjerdanin e perandores nga kasaforta e Hubert Pellegrini. Nga turpi, babai i tij bën vetëvrasje në burg dhe e lë Assane të varfër dhe jetim.

Vite më vonë, familja Pellegrini kërkon të shesë gjerdanin për bamirësi. Assane, i frymëzuar nga hajduti i famshëm, roman të cilin ai e kishte marrë dhuratë nga babai i tij para vdekjes, mendon se ka ardhur shansin i tij për hakmarrje.

Ndërsa historia evoluon, shikuesit fillojnë të kuptojnë se cila ishte arsyeja e vërtetë për humbjen e gjerdanit,  dhe çfarë ndodhi para vetëvrasjes. Ç’lidhje kanë gruaja e Pellegrinit, Anne, dhe hetuesi Gabriel Dumont ?

Në fillim “Lupin”,  duket si një tjetër histori argëtuese me Omar Sy në rolin kryesor. Padyshim që ju argëton për rreth tre orë e gjysmë ndërsa ju çon në Francë për një kohë të shkurtër. Seriali kthehet në një histori krimi të lehtë në të cilën do të filloni të frikësoheni për mirëqenien e disa personazheve, ndërsa përballeni edhe me një temë kryesore të shoqërisë tonë aktuale.

lupen2.jpg (310 KB)

Assane është një emigrant i zi dhe jetim në moshën 14 vjeçare. Miqtë e tij të vetëm janë ata që ai bëri në fëmijëri, Benjamin Ferel dhe Claire. Gjatë gjithë jetës së tij, ai duhet të përballet me racizëm, duke shtuar se nuk mund t’u besojë njerëzve për shkak të asaj që i ka ndodhur babait të tij.

Tani për tani, ka vetëm pesë episode në dispozicion, por është konfirmuar se do të ketë të paktën pesë të tjera dhe ato do të publikohen në muajt e ardhshëm sipas Netflix.

Comments(0)

Log in to comment