Kështjella gjigante prej akulli, pamje fantastike nga festivali i akullit në Kinë


Festivali në Harbin, një qytet në provincën veri lindore të Kinës, është një nga më të mëdhenjtë.

Në qytet gjenden struktura të larta akulli dhe dëbore dhe do të ketë aktivitete si hokej mbi akull, futboll mbi akull, patinazh i shpejtë dhe gara të skive alpine.

Turistët vendas pritet të përbëjnë shumicën e vizitorëve.

Festivali filloi për herë të parë në vitin 1963. Në dhjetor, rreth 300 “minatorë akulli”, shumë prej të cilëve janë punëtorë ndërtimi dhe fermerë, ndërtuan strukturat e larta të akullit për këtë festival.

Për të ndërtuar qytetin e ngrirë, dhjetëra mijëra blloqe akulli u morën nga lumi i ngrirë Songhua, që kalon nëpër Harbin.

Comments(0)

Log in to comment