Rikthehet audio-drama "Babai Im" me sezonin e dytë


Në fillim ishte aksidenti. Pastaj , përballja e fëmijëve, me të panjohurat tronditëse. Për nënën që vdiq e për babain që fshihej i gjallë. Ngjarjet do të hyjnë në teori edhe më konspirative. Çfarë po luhet pas aksidentit dhe fshehjes se Fatmir Haxhiut? Elona dhe Andit, do të zbulojnë të tjera fakte, për familjen dhe kompaninë Haxhiu... në një histori që nuk paska fund! “Babai im”, rivjen me pesë seri të reja, të sezonit të dytë.

6 muaj pas aksidentit, shumë gjëra kanë ndryshuar për dy fëmijët e Fatmir Haxhiut. Elona kërkon të heqë dorë nga kompania, për të mos u bërë palë me korrupsionet që po bëhen aty. Andin po përpiqen ta përzënë. E gjithë loja po bëhet për një ilaç, ndërsa askush nuk duhet ta dijë se themeluesi i kompanisë “Haxhiu” është gjallë.

DEGJO EPISODIN

Comments(0)

Log in to comment