Rita Ora organizoi festë të jashtligjshme në pandemi. Policia i heq licencën restorantit Londinez


Restoranti “Casa Cruz” në Londër, vendi ku Rita Ora organizoi eventin e jashtëligjshëm për ditëlindjen e saj të 30-të në nëntor të vitit 2020, po përballet me heqjen e licencës.

Rita shkaktoi zemërim pasi shkeli rregullat e izolimit për të festuar me miqtë e saj më 28 nëntor, përkundër udhëzimeve të rrepta të COVID-19 që ishin në fuqi.

Tani është zbuluar se Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka filluar një ofertë zyrtare për të hequr licencën e restorantit në lagjen Notting Hill pasi ata lejuan Rita Orën ta organizonte ilegalisht festën.

Comments(0)

Log in to comment