Play IT


Simple

ShowBiz
Nuk duhet ta teproni me kafenë! Ja sa duhet të pini në ditë

Kafeja është shumë e domosdoshme në jetën tonë pasi sa zgjohemi aroma e saj na “ngacmon” dhe duam ta shijojmë. Por sa filxhanë kafe duhet të pimë në ditë?

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut, ne tani kemi një kufi maksimal, për të përcaktuar se sa kafe duhet të konsumojmë për të mos u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.Gjatë studimit, u zbulua se ata që pinin më shumë se gjashtë filxhanë kafeje në ditë kishin një rrezik 22 për qind më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare sesa ata që pinë 1 deri në 2 filxhanë në ditë.

Studimi sugjeron që të jeni të kujdesshëm dhe mos t’i kaloni dy filxhanë kafeje në ditë!

Shumë kafeinë mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, një shenjë paralajmëruese ndaj sëmundjeve të zemrës dhe mund të shkaktojë efekte anësore si marramendje, tronditje, dhimbje koke ose rrahje zemre anormale.