Play IT


Simple

ShowBiz
Reperi i njohur zyrtarisht miliarder

Reperi me famë botërore, Jay-Z është zyrtarisht miliarder.

Sipas revistës së njohur “Forbes”, 49-vjeçari është i pari reper që ka arritur që të bëhet miliarder.

Revista shkruan se bashkëshorti i këngëtares së famshme, Beyonce, është investitor në shumë kompani, ku përfshihen:

1.Aksione prej 70 milionë $ në firmën “Uber”

2.Është pronar i një shërbimi “streaming” “Tidal”

3.Koleksioni i tij i artit me vlerë 70 milionë $

4.Pronari i kompanisë së menaxhimit të sportit “Roc Nation”

5.50 milionë $ janë të hedhura në pasuri të patundshme dhe katalogët muzikorë

Jay-Z, emri i të cilit në të vërtetë është Shawn Carter, ka qenë gjithashtu i përfshirë në politikë. Në vitin 2016 ka qenë në mbështetje të fushatës së Hillary Clinton, ndërsa këtë vit ka lancuar një organizatë për reformën e burgjeve së bashku me mikun e tij reper, Meek Mill.