Play IT


Simple

ShowBiz
Rihanna prej një viti jeton ''fshehurazi'' në kryeqytetin europian...

Ylli botëror, Rihanna, së fundmi ka treguar se është duke jetuar në Londër qe një vit.

Këngëtarja 31 vjeçare ka thënë se i pëlqen të shëtisë në kryeqytetin britaniksi e maskuar dhe deri më tani e ka menaxhuar mjaft mirë se si të qëndrojë larg syrit paparacive.

Ajo ka thënë për ''New York Times'' se i pëlqen të ecë e qetë nëpër qytet dhe mundohet të rrijë e panjohur.


Artistja me origjinë nga Barbadosi u zhvendos në Evropë për të qenë sa më afër ekipit të kreacioneve të saja, të cilat dizajnohen në Paris dhe prodhohen në Itali.

Në këtë qytet, po ashtu jeton edhe i dashuri i saj, Hassan Jameel, me të cilin është në lidhje tashmë prej disa kohësh.

Riri do të rikthehet me album të ri pas një kohe të gjatë dhe ky album është i zhanrit ''reggae'', edhe pse nuk dihet se kur do të publikohet, apo çfarë titulli do t’i vë.