Play IT


Simple

ShowBiz
Vajza e Eno Popit feston sot 1-vjetorin dhe fotoja e të dyve bashkë na ëmbëlsoi ditën

Si sot një vit më parë, moderatori i njohur i ''Top Channel'', Eno Popi, u bë baba për herë të parë dhe së bashku me partneren e tij Atena, mirëpritën në jetë vogëlushen Liv.


Eno dhe Atea u kujdesën që të mos publikonin fotografi të vajzës në profilet e tyre në rrjetet sociale.


Por sot, me rastin e 1-vjetorit të lindjes së vogëlushes, moderatori ka bërë një përjashtim. Eno ka publikuar pak orë më parë foton e parë me të bijën në “Instagram”.

View this post on Instagram

L1V❤️

A post shared by Eno POPI (@enopopi) on


Të veshur të dy me xhins, Eno ka kapur nga duart të bijën që qëndron në këmbë.
Të dy duken shumë bukur dhe na e ëmbëlsuan ditën.